Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme kanë dëmtuar çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës.
Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor raportin se pavarësisht ndërhyrjes së kryer gjatë ditës së djeshme për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë.
Aktualisht, Spitali Bashkiak Pukë vijon punën normalisht. Shërbimet ofrohen pa ndërprerje dhe pacientët marrin kujdesin e nevojshëm.
Njoftimi i plotë:
Informacion mbi situatën në Spitalin e Pukës
Stuhia e mbrëmshme ka shkaktuar dëmtime të reja në çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës. Pavarësisht ndërhyrjes së kryer gjatë ditës së djeshme për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë.
OShKSh po ndjek nga afër situatën dhe ka marrë masat e nevojshme për adresimin e kësaj problematike, pa cenuar funksionimin e shërbimeve shëndetësore. Spitali Bashkiak Pukë vijon punën normalisht. Shërbimet ofrohen pa ndërprerje dhe pacientët marrin kujdesin e nevojshëm. Siguria dhe shëndeti i pacientëve mbeten prioritet!






