Prej mbrëmjes së kaluar, qyteti i Pukës dhe disa zona përreth kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e defekteve në rrjetin e transmetimit. Jashtë funksionit është linja 35 kV që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën. Ky është rasti i dytë brenda një jave që kjo linjë pëson defekt.
Probleme ka edhe në linjën rezervë të emergjencës Koman-Pukë. Sipas informacioneve paraprake, shkak për dëmtimin e disa linjave elektrike janë bërë erërat e forta dhe reshjet intensive të shiut. Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur qyteti i Pukës, si dhe fshatrat Qafë-Mali, Gjegjan dhe Rrapë.






