Ballina Aktualitet Puka përkujton 82-vjetorin e Çlirimit/ Homazhe në nderim të dëshmorëve që sakrifikuan...

Puka përkujton 82-vjetorin e Çlirimit/ Homazhe në nderim të dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit

Me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Pukës, në Varrezat e Dëshmorëve u zhvillua ceremonia përkujtimore e homazheve në nderim të të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Autoritetet vendore dhe përfaqësues të LANÇ,  vendosën kurora me lule pranë obeliskut kushtuar dëshmorëve, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e tyre.

Nënkryetarja e bashkisë Pukë Denisa Meçi vlerësoi kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së saj te brezat e rinj. Ndërsa në emër të Komitetit të Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it, Pukë, përshëndeti kryetari Gjon Dodaj, i cili solli në vëmendje momentet historike të betejave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe rrugëtimin drejt çlirimit të Pukës, më 20 nëntor 1944.

82-vjetori i Çlirimit të Pukës shërben si një moment reflektimi, respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan për lirinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks