Ballina Kronike Shkodër/ Arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

Shkodër/ Arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

Një 45-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi kërkohej nga autoritetet italiane për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg. Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet italiane, është vënë në pranga Aldo Doçaj.nAi u lokalizua dhe u ndalua nga efektivët e Drejtorisë Operacionale të Posaçme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës. Sipas të dhënave, Doçaj rezulton i dënuar nga drejtësia italiane dhe ka ende për të vuajtur 5 vite burg. Për këtë arsye, ndaj tij ishte lëshuar kërkesë për kapjen dhe ekstradimin drejt Italisë. Pas arrestimit, 45-vjeçari do t’i nënshtrohet procedurave ligjore përkatëse, ndërsa pritet që autoritetet shqiptare të vijojnë me procesin e ekstradimit drejt shtetit italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks