Më 14 dhjetor 2026, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të zhvillojë zgjedhjet për drejtuesin e ri të institucionit. Procesi ka hyrë tashmë në fazën zyrtare, pas mbërritjes në universitet të urdhrit të ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, i cili përcakton datën 13 nëntor si fillimin e fushatës zgjedhore për kandidatët në garë.
Zgjedhjet e reja vijnë pas dorëheqjes së ish-rektorit Tonin Gjuraj, e cila bëri të nevojshëm organizimin e një procesi të ri për zgjedhjen e drejtuesit të universitetit. Në vijim të largimit të tij, Blerta Dragusha është caktuar në detyrën e rektorit, të cilën do ta mbajë deri në përfundimin e procesit zgjedhor. Ndërkohë, rektori që do të zgjidhet më 14 dhjetor nuk do të marrë një mandat të ri të plotë katërvjeçar. Ai do të drejtojë Universitetin e Shkodrës vetëm për periudhën e mbetur të mandatit që ishte nisur nga ish-rektori Tonin Gjuraj. Sipas burimeve kandidate e vetme në garë pritet të jetë rektorja në detyre!






