Ballina Aktualitet “Mos klikoni”, AKSK apel qytetarëve: Kujdes nga SMS-të mashtruese që përdorin emrin...

“Mos klikoni”, AKSK apel qytetarëve: Kujdes nga SMS-të mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj mesazheve mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së dhe pretendojnë se kanë shkelje apo detyrime të papaguara.

Sipas AKSK-së, çdo mesazh i formës së mëposhtme nuk duhet hapur, në mënyrë që të mos rrezikohen të dhënat personale.

Postimi i Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

⚠️ Keni marrë një SMS për një shkelje të trafikut? Kujdes nga mesazhet mashtruese!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së dhe pretendojnë se keni shkelje apo detyrime të papaguara. Mesazhe si ky në foto ju nxisin të klikoni në një lidhje mashtruese dhe të vendosni të dhënat tuaja, duke ju kërcënuar me penalizime nëse nuk veproni menjëherë.

AKSK, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka marrë masat e nevojshme për adresimin e këtij rasti dhe vijon monitorimin për të identifikuar tentativa të ngjashme mashtrimi dhe për të kufizuar rrezikun për qytetarët.

🛡️ Si të mbroheni?

▪️ Mos klikoni lidhjen dhe mos iu përgjigjni mesazhit.

▪️ Mos jepni të dhëna personale, bankare apo kode verifikimi.

▪️ Verifikoni çdo njoftim përmes kanaleve zyrtare të institucionit, duke e hapur vetë faqen zyrtare.

▪️ Bllokoni dërguesin dhe raportojeni mesazhin si të padëshiruar.

🔎 Emri apo logoja e një institucioni nuk garantojnë vërtetësinë e mesazhit. Lidhjet e pazakonta, presioni për të vepruar menjëherë dhe kërcënimet me penalizime janë shenja paralajmëruese.

Informohu. Mbrohu. Raporto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks