Ballina Aktualitet Bardh Spahia kërkon largimin e Benet Becit: Shkodra nuk meriton të drejtohet...

Bardh Spahia kërkon largimin e Benet Becit: Shkodra nuk meriton të drejtohet nga njerëz me damkën e vjedhjes!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar me tone të ashpra ndaj situatës politike dhe drejtimit të Bashkisë Shkodër, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Benet Beci dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të zyrtarëve të përfshirë në abuzime me fondet publike.

Përmes një reagimi publik, Spahia thekson se qytetarët meritojnë ndëshkimin e personave që kanë abuzuar me paratë publike, si dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

 

Statusi i plotë:

Sot qytetarët meritojnë vetëm një provë: dënimin dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të atyre që i vjedhin!

Kryefjalë e ditës së sotme do të duhej të ishte largimi i Benet Becit nga drejtimi i Bashkisë Shkodër, duke marrë përgjegjësinë ligjore, politike dhe morale.

​Por pushteti i sotëm e ka fshirë tërësisht konceptin e moralit, kushtin e parë dhe të panegociueshëm për t’i shërbyer publikut me duar të pastra.
Për të mbuluar llumin e tyre, na servirin përditë një hile të pisët: barazpeshimin e zyrtarëve me idenë se gjoja “të gjithë vjedhin”. Kjo nuk është e vërtetë! Kjo është thjesht një alibi e ndyrë e shpikur nga vetë hajdutët e zyrave të shtetit për të justifikuar vjedhjet e tyre dhe për të mpirë reagimin qytetar.

​Hajdutët e fondeve publike kanë emër, kanë fytyrë dhe kanë dosje të faktuara e zeza mbi të bardhë ku janë kapur duke vjedhur.
Përballë këtyre fakteve, asnjë Gjykatë nuk ua shpërlan dot fytyrën e nxirë!

Të kesh një kërkesë për 2 vite burg nga prokuroria për vjedhje tenderash, dhe sistemi të bëjë manovra duke e konvertuar dënimin në “shërbim prove” vetëm për të të mbajtur në karrige, është vrasja e dytë e drejtësisë!
​Nuk ka “shërbim prove” për ata që vjedhin të ardhmen tonë!
Ka vetëm një PROVË që do t’u shërbente vërtet qytetarëve dhe jo pushtetarëve: ajo është prova e fajësisë përpara fakteve, ndëshkimi i merituar dhe sekuestrimi i plotë i pasurisë së vjedhur! Kjo është e vetmja “provë” në të mirë të shqiptarëve dhe garancia e vetme që drejtësia po funksionon.

​E vetmja zgjidhje shpëtimi është çrrënjosja e këtyre hajdutëve një herë e përgjithmonë nga çdo zyrë e shtetit.
Shkodra dhe e gjithë Shqipëria meritojnë ndershmëri, dinjitet dhe qeverisje të pastër, jo individë që e drejtojnë qytetin me damkën e vjedhjes mbi supe! 🇦🇱

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks