Më 14 nëntor, Partia Socialiste do të zhvillojë Asamblenë Kombëtare. Ngjarja vjen në një moment kur zhvillimet politike kanë qënë të shumta. Së fundmi, Shqipëria mori në dorë progresraportin e Komisionit Europian lidhur me negociatat për anëtarësimin dhe udhërrëfyesin.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i PS, është akuzuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli, se ka urdhëruar transferimin e tij në burgun e Fierit. Sipas Veliajt, përmes Toni Gogut, i janë dërguar kërkesa për të pranuar përfshirjen në protesta, dorëheqje nga bashkia dhe përfaqësimi prej Plarent Ndrecës. Ndërkohë, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin 2027 për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky zhvillim pasoi edhe miratimin e reformës territoriale sipas hartës së propozuar nga socialistët, me 46 bashki (15 bashki u reduktuan).
Gjithashtu, prej tetorit, protestuesit vijuan me tubime që u përshkallëzuan në akte dhune duke djegur institucione, banka e biznese. Këto veprime sollën përplasje të forta me protestuesit dhe policinë, arrestime e deri në miratimin e aktit normativ për tubimet. Nga kjo asamble Rama pritet të preke të gjitha ceshtjet, por edhe të bëjë lëvizjet e radhës, nga ndryshimet në qeveri tek ato të drejtuesve politik në disa qarqe bëjnë me dije burimet.






