Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka bërë thirrje për vijimin e qëndresës politike deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pa kushte. Përmes një statusi publik, Çylybyli ka shprehur mbështetjen e tij për studentët, duke vlerësuar guximin, vendosmërinë dhe kurajën e tyre për të mos u tërhequr përballë vështirësive.
Statusi plote:
QËNDRESA VAZHDON! Qëndresa jonë do të vazhdojë deri në dorëheqjen e Edi Ramës, pa kushte! Mirënjohje dhe respekt për studentët, për guximin, vendosmërinë dhe kurajën e tyre për të mos u tërhequr përballë vështirësive. Ata po na tregojnë se zëri i të rinjve është zëri i së ardhmes dhe se për dinjitetin, drejtësinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë duhet të qëndrojmë të bashkuar! Ftesë për të gjithë të rinjtë, prindërit dhe qytetarët e Shkodrës! Sot, më 18 tetor, le të bashkohemi të gjithë në Tiranë, në mbështetje të studentëve dhe në mbrojtje të fëmijëve tanë. Të jemi pranë tyre deri në fund, me vendosmëri, solidaritet dhe besimin se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet! Sot është koha të tregojmë se nuk jemi indiferentë ndaj së ardhmes së fëmijëve tanë. Kur bëhet fjalë për ta, për dinjitetin dhe të ardhmen e tyre, ne prindërit dhe qytetarët kemi detyrimin të jemi pranë tyre. Nga Shkodra në Tiranë, le të jemi të bashkuar në mbështetje të studentëve! Me studentët, deri në fund! Qëndresa vazhdon!






