Ballina Aktualitet Tirana në Flakë! Molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, iu vu zjarri 2...

Tirana në Flakë! Molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, iu vu zjarri 2 ministrive

Screenshot

Protesta e opozitës në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të forta pranë Kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të godinës, ndërsa dëgjohen thirrjet “Digje, digje!”. Punonjës të Gardës së Republikës kanë hedhur gaz lotsjellës nga tarraca e Kryeministrisë drejt protestuesve.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë në disa fronte, ndërsa forcat speciale dhe efektivët e njësisë “Shqiponja” janë pozicionuar pranë institucioneve.

Përplasjet janë shtrirë edhe në rrugën “Ismail Qemali” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë dëmtuar pronën publike dhe kanë tentuar të krijojnë barrikada me vazo lulesh dhe blloqe betoni.

Më herët, protestuesit dëmtuan godinat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa janë raportuar edhe vatra zjarri në disa pika të bulevardit. Gjatë përplasjeve, një protestues është parë i lënduar, ndërsa qytetarë të tjerë i kanë ofruar ndihmën e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks