Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën, më 14 tetor, në orën 12:30, një mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave.
Takimi vjen pak ditë pas miratimit të hartës së re territoriale dhe është njoftuar përmes një mesazhi të dërguar deputetëve socialistë.
Në njoftim bëhet e ditur se të hënën, më 12 tetor, nuk do të zhvillohet mbledhja e zakonshme e Grupit Parlamentar.
“Të nderuar kolegë,
Ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave.
Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit”, thuhet në mesazh.






