Ballina Politike Deputeti Kliti Hoti takim me demokratët e Grupseksionit 4: PD më e...

Deputeti Kliti Hoti takim me demokratët e Grupseksionit 4: PD më e fortë dhe më pranë qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka zhvilluar një takim me demokratët e Grupseksionit 4 në Shkodër, ku në fokus ka qenë forcimi i strukturave të partisë, organizimi dhe afrimi më i madh me qytetarët. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoti thekson se Partia Demokratike ka nevojë të jetë më e fortë, më e organizuar dhe më pranë njerëzve, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të përditshëm në terren.

Statusi i plote:
Takim me demokratët e Grupseksionit 4
Na duhet një Parti Demokratike më e fortë, më e organizuar dhe mbi të gjitha më pranë qytetarëve. Forca jonë janë njerëzit. Duhet të jemi çdo ditë në terren, t’i dëgjojmë, t’i kuptojmë shqetësimet e tyre dhe të punojmë bashkë për zgjidhjen e problemeve. Me energji të re, me bashkim dhe me punë, e bëjmë PD-në më të fortë dhe Shkodrën më të mirë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks