Ballina Aktualitet U shfaq në videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë...

U shfaq në videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

{"tiktok_developers_3p_anchor_params":"{"template_id":"","capability_key":[],"filter_id":[],"client_key":"awgvo7gzpeas2ho6","capability_extra_v2":{}}","source_type":"hypic","data":{"pictureId":"873E6A07-D9EE-4918-85BC-9FFECC16E71A","enter_from":"enter_launch","stickerId":"","activityName":"","os":"ios","appversion":"9.6.0","imageEffectId":"","filterId":"","playId":"","product":"hypic","infoStickerId":""}}

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e materialeve intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, në kuadër të skandalit që lidhet me kompozitorin Adi Hila.

Në një reagim të gjatë, Lubonja shprehet se i është shkelur besimi dhe privatësia, ndërsa thekson se nuk ka dhënë pëlqim për t’u filmuar apo që materiale intime të saj të publikohen apo shpërndahen.

Ajo kërkon ndalimin e asaj që e cilëson si “baltosje” dhe u bën thirrje mediave dhe opinionit publik të respektojnë privatësinë e saj.

Lubonja thotë gjithashtu se i është drejtuar drejtësisë dhe se do ta ndjekë çështjen ligjërisht deri në fund.

Më poshtë është reagimi i plotë i Monika Lubonjës:

“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.

Nuk kam pasur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.

Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.

Opinionit publik i kërkoj të mos e kthejë dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë.

I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.

Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time!

Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë.

Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbushë zemrën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks