Një familje shqiptare po përballet me një nga betejat më të vështira. Samantha Laska, vetëm 3 vjeçe, është diagnostikuar me tumor në tru dhe ka nevojë urgjente për trajtime me kimioterapi.
Nëna e saj, Ervisa Bani, bën apel për ndihmë, pasi familja po përballet me kostot e trajtimeve të specializuara, analizave, qëndrimeve në spital, si dhe shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit larg shtëpisë.
“Si prindër, fokusi ynë i vetëm tani është të sigurohemi që Samantha të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm dhe të qëndrojë e fortë gjatë gjithë këtij trajtimi”, shkruan nëna e vogëlushes.
Familja kërkon mbështetjen e kujtdo që ka mundësi të kontribuojë. Edhe një shumë e vogël mund të ndihmojë në përballimin e shpenzimeve mjekësore dhe trajtimeve të Samanthës.
Ata që nuk kanë mundësi të dhurojnë, ftohen ta shpërndajnë apelin me familjarë dhe miq.
Linku për të ndihmuar:
https://www.gofundme.com/f/samantha-beat-brain-tumor-and-get-urgent-chemotherapy?attribution_id=sl:f4d6c1f9-e819-4df9-b2d3-bb7ae73d0d01&lang=en_GB&ts=1790671554&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_content=amp30-treatment-5&utm_medium=customer&utm_source=instagram_story&fbclid=PAVERFWAUon5lleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mAmZkaWQWUPXxV_TDwLhN_En8QScrcVgxEptLjHNydGMGYXBwX2lkDzEyNDAyNDU3NDI4NzQxNAABp3Yyw646fjOHxrWiO9CvKD0ZC13WcppyC4oNiMYfQ4sNA1seCwhk6PMUijQz_aem_00E8fcCIzUzKZASF-a30AQ






