Ballina Sociale Anulohet tenderi për shërbimin e hemodializës në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë e...

Anulohet tenderi për shërbimin e hemodializës në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë e Elbasan/ Agjencia e Prokurimit Publik: Gabime dhe mangësi në dokumente

Anulohet tenderi për shërbimin e hemodializës në 5 qytete. Agjencia e Prokurimeve ka publikuar zyrtarisht anulimin e tenderit për ofrimin e shërbimit të hemodializës në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, me marrëveshje kuadër 48-mujore.

Tenderi, me fond limit 4.59 miliardë lekë, ishte shpallur më 17 gusht 2026, me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar.
Procedura ishte zhvilluar nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), shoqëri me zotërim publik.
Tenderi kishte marrë dy “Flamuj të Kuq” në Open Procurement Albania. Në garë mori pjesë vetëm një kompani, Diaverum AB, e cila u shpall fituese më 10 shtator 2026. Në njoftimin e fituesit përcaktohej se nuk zbatohej periudha e pritjes, sipas parashikimeve të Ligjit për Prokurimin Publik. Sot, procedura është anuluar zyrtarisht në sistem, me argumentin: “Procedura është anuluar për shkak të konstatimit të gabimeve ose mangësive të rëndësishme në dokumentet e tenderit.” Anulimi zyrtar vjen pas deklarimeve të mëparshme verbale për anulimin e kontratës nga Ministria e Shëndetësisë. OSHISH është shoqëri me zotërim publik, e krijuar më 15 janar 2026, ndërsa gjatë javëve të fundit ka pasur ndryshime në statut, objekt, kapacitete dhe drejtim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks