Qeveria pritet të hapë në fund të këtij viti programin e ri të strehimit, i cili parashikon 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë. Thirrja për aplikime pritet të hapet gjatë muajve nëntor-dhjetor, në varësi të miratimit të ndryshimeve ligjore.
“Janë 4 mijë kredi të ndara në dy fasha: me 0% deri në masën 60 mijë euro dhe faza tjetër me 3% interes deri në 200 mijë euro”, thotë Dardana Grabovaj, drejtoreshë e Drejtorisë së Strehimit në Minisrinë e Ekonomisë..
Përfituesit kryesorë do të jenë familjet e reja.
“Përfitues kryesisht do të jenë familjet e reja, familje e re në kuptim të ligjit të strehimit quhet ajo ku anëtari më i madh është 40 vjeç. Por më pas do të kemi pikëzime me 1, 2, 3 fëmijë apo pikëzime të tjera që bëjnë prioritet për aplikimet për 4 mijë kuota që do të kemi në dispozicion për vitin 2027. Edhe në bonusin e qirasë janë po këto familje që janë prioritare. Në këtë bonus qiraje që kemi për 3 mijë familje të reja, individë, studentë, emigrantë të rikthyer, nuk prek në zasnjë moment bonusin e qirasë për kategoritë vulnerable”, thotë Grabova.
Përveç kredive, programi i ri do të përfshijë edhe 3 mijë subvencione për qiranë. Masa e qirasë do të variojë nga 400 deri në 500 euro, ndërsa 50% e kësaj vlere do të mbulohet nga buxheti i shtetit.
“Për bonusin, nëse marrim një shembull një student që fiton të drejtën e studimit në Tiranës, pavarësisht se është në një qytet tjetër, ky do të jetë përfitues nëse aplikon dhe plotëson të gjkitha kushtet e tjera. Automatikisht ky regjistrhet në këtë rogram, bëhet qytetar i Bashkisë së Tiranës dhe përdfiton të drejtën për të marrë këtë bonus qiraje. Ky është projekt pilot për qytetin e Trianës, por më pas do ta shtrijmë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë”, thotë Grabova.
Ndryshimet në programin e strehimit vijnë pas kërkesave të familjeve të reja, të cilat, sipas ministrisë, kanë hasur vështirësi për të përfituar kredi për blerjen e një banese për shkak të rritjes së çmimeve të apartamenteve dhe kufizimeve të skemës ekzistuese.






