Ballina Aktualitet “Rektorja e Universitetit të Shkodrës Blerta Dragusha i hap dyert kriminelëve” /...

“Rektorja e Universitetit të Shkodrës Blerta Dragusha i hap dyert kriminelëve” / Denoncimi i deputetes Koçeku: “Për kë e hoqën?”

Screenshot

Deputetja e pavarur e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka reaguar lidhur me kriteret për kandidaturat në Bordin e Administrimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Koçeku ngre shqetësimin se, sipas saj, në mbledhjen e fundit të Senatit Akademik është hequr nga kriteret pika që lidhej me gjendjen gjyqësore të kandidatëve.

Në reagimin e saj, deputetja shkruan:

Statusi Marjana Koçeku: 

Për me u ba sportelist në bashki, të kërkojnë dëshminë e penalitetit. Kurse me u ulë në Bordin e Universitetit të Shkodrës… prej ditës së Hanë, me 21 shtator, ajo dëshmi penaliteti nuk duhet ma.

Në mbledhjen e fundit të Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës vendosën me e heqë nga kriteret pikën “d”, e cila garantonte pastërtinë ligjore të kandidaturave për anëtarë të Bordit të këtij universiteti.

Sipas qëndrimit të rektores, dr. Blerta Dragusha, fakti që nji kandidat mund të ketë qenë i ndjekun penalisht, i dënuem apo i përfshimë në vepra penale, nuk përban ma aspak pengesë për kandidimin dhe zgjedhjen.

Nji rregull që ka ndejtë dhjetë vjet nuk hiqet rastësisht, nji të hane në mëngjes, pa media në sallë. Kjo asht nji çështje që prek drejtpërdrejt standardin moral dhe institucional të universitetit.

Shqetësuese asht edhe heshtja e Ministrisë së Arsimit. Sipas urdhnit të vitit 2025, vetë Ministria përcakton kritere që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe integritetin ligjor të kandidatëve. Atëherë mbi çfarë baze hiqet ky kriter për Universitetin e Shkodrës dhe pse nuk ka asnji reagim institucional?

Nëse për Universitetin e Shkodrës, që mban e emnin e madh “Luigj Gurakuqi”, qenka ba ky përjashtim atëherë pyetja nuk asht pse e hoqën.
Pyetja asht: për kë e hoqën?

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks