Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe pezullimin nga detyra për Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Masa është caktuar në kuadër të një fraksioni të dosjes së AKSHI-t. Lidhur me këtë dosje, ka rënë në pranga Ergys Agasi disa javë më parë.
Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Vlora Hyseni u emërua në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit në prill të vitit 2023. Për katër muaj, deri në korrik 2021 Hyseni drejtoi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencën.






