Pra është vigjilja e një audience të veçantë, thotë Imzot Gjergj Meta, në një bisedë për Radio Vatikanin Vatican-News në gjuhën shqipe, duke ndarë emocionin që shoqëron këtë takim, e duke kujtuar se Papa Leonin XIV e kishte takuar vetëm një herë më parë, pak pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës Katolike, gjatë një audience të përgjithshme në maj të vitit 2025.
“Ky është një takim personal i imi me Papën Leonin XIV. Tashmë, pas më shumë se një viti, takimi i nesërm do të jetë një mundësi e re për dialog dhe bashkëndarje, në një moment të rëndësishëm për Kishën Katolike në Shqipëri. Gjatë audiencës së nesërme unë do ta ftoj Papën për vizitë në Shqipëri dhe në Mirditë, në dioqezën e Rrëshenit”, thotë imzot Gjergj Meta…
“Audienca me Papën pritet të sjellë në qendër jetën, përvojën dhe misionin e Kishës shqiptare, në bashkimin e saj me Selinë e Shenjtë dhe me Kishën universale”.






