Ballina Aktualitet Pas emërimit si n/kryetar i bashkisë Shkodër, Marjan Ndërshtiqaj: “Një përgjegjësi dhe...

Pas emërimit si n/kryetar i bashkisë Shkodër, Marjan Ndërshtiqaj: “Një përgjegjësi dhe sfidë e re për t’i shërbyer Shkodrës”

Pasi ju besua posti i nenkryetarit te bashkise Shkoder, Marjan Ndershtiqaj ka reaguar publikisht ne rrjetin e tij social, ku shkruan:

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër më ka shërbyer si një eksperiencë e çmuar profesionale dhe njerëzore, ku pata mundësinë të bashkëpunoj me një staf të përkushtuar dhe profesional. Falenderues për secilin, për angazhimin dhe bashkëpunimin fantastik.

Sot, mirënjohës për besimin dhe përgjegjësinë që më është dhënë me detyrën e Zëvendëskryetarit të Bashkisë Shkodër.

Tashmë, një përgjegjësi e re, një sfidë e re dhe mbi të gjitha, një mundësi e re për t’i shërbyer Shkodrës. Me të njëjtin përkushtim, përgjegjësi dhe vullnet, do të jap më të mirën time në këtë detyrë të re.

Sepse kur punon për Shkodrën, nuk punon thjesht për një qytet, por për një histori dhe një të ardhme që na përket të gjithëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks