Ballina Politike PD Shkodër nis fazën e re të organizimit, Çylybyli: Do të fitojmë...

PD Shkodër nis fazën e re të organizimit, Çylybyli: Do të fitojmë zgjedhjet vendore të 2027-ës

Partia Demokratike në Shkodër ka nisur një fazë të re organizimi dhe mobilizimi në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Kreu i PD-së Shkodër, Ardit Çylybyli, ka bërë të ditur se puna e strukturave do të vijojë me intensitet deri në zgjedhjet e ardhshme, me synimin për të rikthyer demokratët në drejtimin e Bashkisë Shkodër.

Statusi plote:

Shtatori nis me një angazhim të shtuar për të gjithë ne dhe me një punë që nuk do të ndalet deri në zgjedhjet vendore të 2027-es, të cilat Partia Demokratike dega Shkodër do t’i fitojë falë mbështetjes së bashkëqytetarëve tanë✌🏻

Këtë të premte zhvilluam mbledhjen e Kryesisë së PD-së, së bashku me kryetarët e Grupseksioneve, duke nisur një fazë të re pune dhe organizimi për Partinë Demokratike. Gjatë takimit u konstituua Kryesia e re e degës dhe u prezantuan drejtuesit e rinj të Grupseksioneve, të cilët do të kenë një rol të rëndësishëm në forcimin e strukturave tona në çdo zonë. Vendosëm theks të veçantë te vijimi i procesit të përditësimit të listave të anëtarësisë dhe, mbi të gjitha, te fuqizimi i qelizës bazë të PD-së – seksioneve.

PD Shkodër do të ketë kryefjalë të misionit të saj, bashkëbisedimin me qytetarët, duke i dëgjuar dhe marrë prej Tyre çdo problematikë, për t’i kthyer në zgjidhje konkrete përmes programit politik që do të prezantojmë për drejtimin e Bashkisë Shkodër. Ne do të jemi pranë çdo qytetari që beson te ndryshimi dhe te një Shkodër që zhvillohet larg klientelizmit dhe politikave përçarëse. Puna jonë sapo ka nisur!  Me bashkim, organizim dhe përkushtim, do ta fuqizojmë PD-në në Shkodër!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks