Ballina Aktualitet Rama shkarkon Besfort Lamallari, në krye të ministrisë së Brendshme vjen Ervin...

Rama shkarkon Besfort Lamallari, në krye të ministrisë së Brendshme vjen Ervin Demo

Screenshot

Ervin Demo do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besfort Lamallarin.

Demo prej shtatorit të vitit 2025 mban postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Përpara këtij emërimi, ai drejtoi Bashkinë e Beratit për gjashtë vite, nga 2019 deri në 2025.

Gjatë drejtimit të bashkisë, Demo u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje. Një tjetër fokus i tij ka qenë zhvillimi i turizmit.

Karriera e Demos është e lidhur edhe me arsimin dhe administratën publike. Në vitet 2017–2018 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

Që prej vitit 2004, Demo është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Ai ka kryer studimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku është specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.

Emërimi i Demos në krye të Ministrisë së Brendshme shënon një tjetër lëvizje në strukturën e qeverisë, pas largimit të Lamallarit nga kjo detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks