Ballina Kronike Shkodër/Arrestohet 20-vjeçari, zbardhen disa vjedhje në qytet dhe Velipojë (EMRI)

Shkodër/Arrestohet 20-vjeçari, zbardhen disa vjedhje në qytet dhe Velipojë (EMRI)

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”; zbardhen disa raste vjedhjeje.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, e gjetur në banesën e tij, si dhe 2 motomjete të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Recently”, gjatë të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

– Xhuljan Rrethaj 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas të mitur, në periudha të ndryshme, në qytetin e Shkodrës dhe në Velipojë, ka kryer disa raste vjedhjeje, konkretisht motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal.

Motomjetet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks