Ballina Sport “Fati ishte me Partizanin”, zv.trajneri i Vllaznisë e thotë troç: Këtij ekipi...

“Fati ishte me Partizanin”, zv.trajneri i Vllaznisë e thotë troç: Këtij ekipi i mungon…

Partizani ka fituar përballë Vllaznisë në transfertë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-3. Pas këtij dueli ka folur zv.trajneri i shkodranëve, Ergi Borshi.

“Fitorja në Shkodër është detyrim para publikut. Ky është detyrim jo vetëm në Shkodër, por edhe jashtë. Sot dua t’i them një bravo të madhe të gjithë djemve, luftuan. Ka edhe ndeshje që do t’i fitosh, por nuk ia del. Partizani cinik, me pak raste fitoi. Krijuam shumë raste dhe fati ishte me Partizanin. Ne duhet të jemi më të qetë kur dalim para porte.

Mbrojtja? Po ka gjëra që duhen korrigjuar në çdo repart. Edhe fakti që nuk shkojmë në avantazh duhet korrigjuar. Nga ndeshja e parë deri sot, kemi treguar rritje. Na duhen pikë, ato sjellin qetësi. Po vuajmë, por duhet të përgatitemi më mirë për të radhës.

Në disa raste e bëmë mirë ndërrimin e krahut me Mustën dhe Bardhin. Në pjesën e dytë hasëm vështirësi. Por me kalimin e minutave dhe golin e Mustës bëmë shumë mirë. Qendërmbrojtësit duhet të ishin më të shpejtë. Mungon ekuilibri, me këtë stil që kemi dhe parimet që ndjekim, jemi gjithmonë 1 kundër 1 mbrapa.

Duke pasur parasysh shpejtësinë e Fadairo dhe Aliut, bëmë lëvizjen me Dumfur. Gurishta luajti majtas? E mira e Gurishtës është që jep maksimumin në çdo rol. Këtë vit do të luajë si i majtë sepse e shpërndan lojën dhe ndërërimin e krahëve e ka perfekt”, tha Borshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks