Ballina Kronike Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari. Dy të plagosur dërgohen me...

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari. Dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë, policia jep detaje!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, A. K., 20 vjeç, si dhe një pasagjer tjetër, i mitur rreth 15 vjeç, kanë mbetur të plagosur. Të dy janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks