Ballina Aktualitet Puka digjet, turbinat vijnë/ Malet e shkrumbuara parashikohen për parqe eolike, banorët:...

Puka digjet, turbinat vijnë/ Malet e shkrumbuara parashikohen për parqe eolike, banorët: A u dogjën për energjinë?

Flakët kanë përpirë masive të tëra me pyje në zonën e Pukës gjatë javëve të fundit. Ndërkohë që zjarrfikësit dhe banorët luftonin me flakët, Bashkia shpall konsultime publike për ndërtimin e parqeve neolitike pikërisht në malet ku pati dëme më të mëdha nga zjarri. Banorët i konsiderojnë zjarret të qëllimshme për të ngritur parqet e prodhimit të energjisë nga era.

Pak ditë pasi zjarret masive përfshinë pyjet e mbrojtura të Pukës, mësohet se bashkia e qytetit, ka njoftuar hapjen e konsultimeve publike, për Përdorimin e Fondit Pyjor për Instalimin e Turbinave Eolike. Konsultimet publike për atë që bashkia e cilëson ekonomi pyjore, bëhen pikërisht për zonat e përfshira nga zjarret si: “Tërbun”, “Livadh-Hamëz”, “Kuzhnen”, “Gojan-Shkozë” dhe “Gomsiqe”. Nga uebsajti zyrtar i bashkisë, rezulton se njoftimi është publikuar në datën 20 gusht, kohë kur banorët dhe zjarrfikëset ishin në luftë me flakët. Datat e publikuara për mbajtjen e konsultimeve janë 9-10 shtator, por banorët e zonave të prekura nga zjarret dhe nisma, kanë shprehur indinjatën e tyre, duke e lidhur rënien e zjarreve, me projektet e zhvillimit. Me sa duket, kjo qenka arsyeja që malet tona u dogjën. Ne rrezikuam jetët tona dhe të foshnjave në djep që të mos përhapeshin zjarret, por nëse kjo është arsyeja, ju bëj thirrje banorëve të njësisë administrative Gjegjan duhet të kundërshtojnë masivisht këtë projekt”, thotë një prej banorëve.
Për pothuaj 10 ditë, zjarret përfshinë Tërbunin, Kuzhnenin, Gojanin e Madh e të Vogël dhe Gjegjanin, duke shkrumbuar 10-tra hektarë pyje e duke rrezikuar edhe banesat. Në fillim, banorët akuzuan institucionet se ndërhynë me vonesë, duke i lejuar zjarret të dalin jashtë kontrollit. Por ndërsa pyjet përpiheshin nga flakët, për të njëjtat zona, bashkia e Pukës kishte hapur thirrje për konsultime publike për instalime Turbinash Eolike. Por çfarë janë këto turbina dhe si ndikojnë në mjedis? Një turbinë me erë është një pajisje mekanike që shndërron energjinë e erës në energji elektrike. Parqet eolike, kontribuojnë në gjenerimin e energjisë së rinovueshme, zvogëlojnë gjurmët e karbonit dhe ofrojnë pavarësi energjetike, megjithatë, ato e përballin shoqërinë dhe rajonet ku instalohen, me sfida të tilla si përdorimi i tokës dhe ndikimi në jetën e egër.

Parqet eolike kundërshtohen për shkak se mund të dëmtojnë zonat e mbrojtura dhe vendet e trashëgimisë. Bashkia e Pukës, njofton se vendosja e stacioneve dhe bazamenteve për instalimin e turbinave eolike, ka qëllim prodhimin e energjisë elektrike dhe kjo bëhet, pasi në zonën për të cilën flitet, janë ndërtuar një sërë hidrocentralesh që kanë mbledhur burimet ujore duke shkaktuar thatësirë për banorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks