Ballina Sociale Prezantohet projekti “Zëri im, e ardhmja ime”, një nismë e zbatuar nga...

Prezantohet projekti “Zëri im, e ardhmja ime”, një nismë e zbatuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Shkodër

Screenshot

Në mjediset e Keshillit të Qarkut Shkodër u zhvillua takimi prezantues i projektit “Zëri im, e ardhmja ime”, një nismë e zbatuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Shkodër, me synim ofrimin e shërbimit të logopedisë për fëmijët në rrezik social. Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore, profesionistë të fushës sociale dhe arsimore, si dhe aktorë të tjerë.

Projekti parashikon jo vetëm zhvillimin e seancave logopedike, por edhe përfshirjen aktive të prindërve dhe kujdestarëve përmes sesioneve informuese dhe materialeve mbështetëse, me qëllim forcimin e rolit të familjes në procesin e zhvillimit komunikues të fëmijës.

Projekti “Zëri im, e ardhmja ime” përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të barabarta për çdo fëmijë, duke kontribuar në zhvillimin e potencialit të tyre dhe në ndërtimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës e mbështetës në Qarkun Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks