Ballina Aktualitet Punimet për shkollën e re “Ismail Qemali” në Shkodër, Kumbaro: Synojmë të...

Punimet për shkollën e re “Ismail Qemali” në Shkodër, Kumbaro: Synojmë të jetë gati në shtator

Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër po avancojnë me ritme të mira dhe objekti pritet të jetë gati për të pritur nxënësit me nisjen e vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e cilësoi projektin si një investim të rëndësishëm jo vetëm për arsimin, por edhe për vetë qytetin e Shkodrës, duke e përshkruar si një vepër me vlera funksionale dhe arkitekturore.

Sipas saj, shkolla e re është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Shkodër, i shumëpritur nga nxënësit, mësuesit dhe komuniteti. Ajo theksoi se synimi është që fëmijët të zhvillojnë mësimin në ambiente bashkëkohore, të sigurta dhe funksionale.

Objekti i ri pritet të zëvendësojë infrastrukturën ekzistuese, duke u ofruar nxënësve kushte më të mira për procesin mësimor dhe aktivitete të tjera edukative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks