Ballina Aktualitet Pezullohet drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi. Arsen Heto emërohet në krye...

Pezullohet drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi. Arsen Heto emërohet në krye të institucionit

Ramir Haderi nuk do të ushtrojë më detyrën si drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, pasi është pezulluar nga funksioni. Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet zyrtare që çuan në këtë vendim. Prej muajsh qarkullonin zëra për largimin e tij nga drejtimi i institucionit, ndërsa tashmë pezullimi është bërë fakt. Në krye të AKU Shkodër është komanduar Arsen Heto, i cili më herët ka mbajtur funksione të tjera brenda këtij institucioni. Disa muaj më parë, Haderi u bë objekt i një sulmi fizik pranë banesës së tij, ku mbeti i plagosur lehtë në zonën e vetullës. Pas hetimeve, Policia e Shkodrës arrestoi shtetasin Elis Çela, i dyshuar si një nga bashkëpunëtorët në ngjarje, ndërsa autori i dyshuar i goditjes është identifikuar, por ende nuk është vënë në pranga.

Ndërkohë, AKU Shkodër ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për çështjen e sasisë së konsiderueshme të misrit të kontaminuar me aflatoksinë B1. Edhe pse ngarkesa ishte sekuestruar, një pjesë e madhe e saj u lejua të largohej nga pika doganore ku mbahej, duke shkaktuar reagime dhe polemika. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, kryeinspektori Dash Sulaj pezulloi nga detyra 10 inspektorë të AKU-së në Shkodër. Tashmë, me pezullimin e Ramir Haderit, drejtimi i institucionit i është besuar përkohësisht Arsen Hetos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks