Ballina Sport Vllaznia mbyll fazën përgatitore në Slloveni me një tjetër humbje përballë Lokomotiva...

Vllaznia mbyll fazën përgatitore në Slloveni me një tjetër humbje përballë Lokomotiva e Zagrebit

Vllaznia zhvilloi sot ndeshjen e fundit miqësore të fazës përgatitore në Slloveni, duke u mposhtur me rezultatin 2-1 nga Lokomotiva e Zagrebit.

Një tjetër provë e vlefshme ndaj një kundërshtari cilësor, ku stafi teknik pati mundësinë të testojë ekipin në prag të sfidave zyrtare.  Me këtë takim është mbyllur dhe grumbullimi në Slloveni, ndërsa skuadra rikthehet nesër në Shkodër për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e raundit të parë të UEFA Conference League ndaj Malishevës, që do të luhet më 9 korrik në “Loro Boriçi”. Ajo qw u pa nw kwto miqwsore dhe mund tw cilwsohet “alarm” tek Vllaznia wshtw prapavija. Shifrat flasin qartë. Në ndeshjet miqësore të luajtura, Vllaznia ka pësuar plot 19 gola, mesatarisht më shumë se tre për çdo takim. Një bilanc që vështirë se mund të konsiderohet normal për një skuadër që synon të luftojë në të gjitha kompeticionet dhe që shumë shpejt do të përballet me sfidat zyrtare të sezonit.

Golat e pësuar kanë ardhur në të gjitha testet e verës. Fillimisht në barazimin 1-1 ndaj Deçiçit, më pas në humbjen e thellë 4-0 përballë Olimpija Ljubljanës, në disfatën 4-2 kundër Koperit, në fitoren spektakolare 6-3 ndaj Rudesit, si edhe në humbjet e fundit 5-2 përballë Argeșit dhe 2-1 ndaj Lokomotives. Një bilanc që tregon se pavarësisht kundërshtarëve të ndryshëm, problemet në fazën mbrojtëse kanë qenë të pranishme në çdo takim.

Trajneri dhe stafi teknik kanë ende kohë për të ndërhyrë, por është e qartë se gjetja e ekuilibrave në prapavijë mbetet një nga prioritetet kryesore. Gabimet individuale, mungesa e koordinimit dhe hapësirat e lëna në mbrojtje kanë penalizuar vazhdimisht ekipin, duke zbehur edhe paraqitjet e mira në fazën sulmuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks