Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se nga dita e nesërme, pensionistët do të marrin një bonus vere me vlerë 5 mijë lekë.
“Të ardhurat shtesë do të shkojnë në mbështetje të pensionistëve. duke parë performacën e ekonomisë në 5 mujorin e parë të vitit që u arrit të përkonsumohej vendosëm të akordojmë bonus vere për pensionistët 5 mijë lekë. Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Bonusin do e marrin nga nesër.”, tha Delina Ibrahimaj.






