Ballina Aktualitet Ministria e Arsimit konfirmon mbështetjen për Universitetin e Shkodrës, pritet investim i...

Ministria e Arsimit konfirmon mbështetjen për Universitetin e Shkodrës, pritet investim i ri infrastrukturor

Ministrja e Arsimit zhvilloi sot një takim me Rektoren në detyrë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, ku u diskutua mbi projektet dhe prioritetet për të ardhmen e një prej institucioneve më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend.

Gjatë takimit, u vlerësua roli i rëndësishëm që Universiteti i Shkodrës ka luajtur ndër vite në formimin e brezave të tërë profesionistësh, duke shërbyer si një qendër e rëndësishme e dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit rajonal.

Ministria e Arsimit ritheksoi angazhimin për të vijuar mbështetjen ndaj universitetit, në vazhdimësi të punës së nisur me përkushtim nga ish-rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj për modernizimin dhe fuqizimin e institucionit.

Një ndër lajmet më të rëndësishme të diskutimit ishte njoftimi se Universiteti “Luigj Gurakuqi” do të përfitojë së shpejti nga një projekt i ri infrastrukturor. Investimi synon përmirësimin e kushteve për studentët, stafin akademik dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore, duke krijuar ambiente më moderne dhe më funksionale.

Ky projekt është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e universiteteve sipas standardeve europiane, me synimin për të ofruar më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë që të studiojnë, të kërkojnë, të inovojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks