Ballina Kronike Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeçe

Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura, 9 dhe 11 vjeçe, kanë humbur jetën pasi dyshohet se janë mbytur në det.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Grykë-Derdhja e Tales, një zonë plazhi e pambikëqyrur dhe pa praninë e strukturave të sigurisë apo menaxhimit. Dyshohet se të miturat kanë hyrë në ujë dhe nuk kanë mundur të dalin më në breg. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku do të kryhen procedurat përkatëse. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj tragjedie.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks