Ballina Aktualitet Gjysma e Velipojës pa energji elektrike, asnjë lajmërim nga OSHEE për pushuesit...

Gjysma e Velipojës pa energji elektrike, asnjë lajmërim nga OSHEE për pushuesit dhe bizneset!

Një pjesë e madhe e plazhit të Velipojës ka mbetur pa energji elektrike prej oreve të para të mëngjesit, duke shkaktuar shqetësime të shumta për qindra pushues dhe biznese në zonë, pikërisht në nisje të sezonit veror. Sipas raportimeve, ndërprerja e energjisë ka prekur një pjesë të konsiderueshme të zonës turistike, ndërsa qytetarët dhe pushuesit shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim paraprak nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) lidhur me situatën. Një skandal që përsëritet sa herë në këtë zonë turistike.

Mungesa e energjisë ka sjellë vështirësi në funksionimin e hoteleve, restoranteve, bareve dhe aktiviteteve të tjera turistike, duke krijuar pakënaqësi tek pushuesit që kanë zgjedhur Velipojën për të kaluar fundjavën dhe pushimet verore. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga OSHEE për arsyet e ndërprerjes së energjisë dhe kohën kur pritet të rikthehet furnizimi normal në zonën e Velipojës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks