Lëvizje në Policinë e Shtetit. Në krye të Policisë së Lezhës është emëruar Ermal Muça, i cili më herët ka mbajtur disa poste drejtuese në Policinë e Shtetit, ndër to edhe detyrën e drejtorit të Policisë në Vlorë.
Ndërkohë, Ervin Hodaj është emëruar drejtor i Policisë së Durrësit.
Emërime të reja janë bërë edhe në qarqet e tjera, ku Edvin Ndreu është vendosur në krye të Policisë së Vlorës, ndërsa Erion Ahmeti do të drejtojë Policinë e Fierit. Të dy këta drejtues ushtronin më herët detyrën në mënyrë të komanduar dhe tashmë janë konfirmuar zyrtarisht në postet përkatëse.
Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit në nivel vendor.






