Ballina Aktualitet “Nuk ka si ty o Shqipëria ime!”/ Paralel me Tiranën, shqiptarët në...

“Nuk ka si ty o Shqipëria ime!”/ Paralel me Tiranën, shqiptarët në Mynih protestë, kërkohet largimi i kryeministrit: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Ndërkohë që mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, paralel po mbahet një protestë edhe në Gjermani.

Shqiptarët kanë mbushur sheshet në Mynih, ku kanë ushtuar thirrjet për dorëheqjen e Ramës, largimin e kastës së vjetër politike.

“Nuk ka si ty o Shqipëria ime!”, kanë kënduar njëzëri protestuesit në shtetin gjerman.

Në Tiranë po mbahet dita e 15 e protestës, në atë që shihet si një nga protestat më konsistente dhe njëkohësisht qytetare në historinë e vendit tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks