Ballina Aktualitet Rama: Milot-Balldren do t’i japë një shtysë të re turizmit dhe ekonomisë...

Rama: Milot-Balldren do t’i japë një shtysë të re turizmit dhe ekonomisë në veri të vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punës për aksin Milot-Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës”.

“Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriun e vendit”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kompania “Salillari” është shpallur fituese e procedurës për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në veri të vendit dhe pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian.

Aksi Milot-Balldren konsiderohet një segment strategjik i rrjetit kombëtar rrugor dhe lidhet drejtpërdrejt me investimet e tjera që qeveria po zbaton në veri të Shqipërisë për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Gjurma e propozuar e rrugës Milot-Balldren ka një gjatësi prej 17 km dhe fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentin Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë-Shkodër, në Balldren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks