Një sasi lënde plasëse është vendosur në derën e një dyqani në Laç ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit sot ndërsa policia ka nisur hetimet me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.






