Pas përfundimit të procesit të votimit për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, dega e PD Shkodër do të përfaqësohet nga 11 anëtarë të zgjedhur, të cilët do të jenë zëri i demokratëve shkodranë në forumet më të larta vendimmarrëse të partisë.
Të zgjedhurit janë:
- Arvit Bushati
- Eljona Shkreli
- Emilja Koliqi
- Endirë Bushati
- Fatjoni Mani
- Gjenarini Kapcari
- Imelda Kraja
- Ledina Mandija
- Lorenc Luka
- Pjerin Kodracaj
- Tedi Kopliku
Përfaqësuesit e rinj vijnë me mbështetjen dhe besimin e demokratëve të Shkodrës, duke marrë përsipër përgjegjësinë për të përçuar zërin dhe interesat e tyre në strukturat më të larta të Partisë Demokratike. Kreu i PD Shkodër Ardit Çylybyli në reagimin e tij shprehet se: Me këtë përfaqësim, Shkodra konfirmon edhe një herë rolin e saj si një nga bastionet më të rëndësishme të së djathtës shqiptare, e angazhuar në mbrojtjen e vlerave të demokracisë, lirisë dhe dinjitetit.
Urime të gjithë të zgjedhurve për besimin e marrë dhe suksese në detyrën e tyre të re! Shkodra demokratike mbetet e vendosur të jetë në ballë të ndryshimit dhe zhvillimit politik në vend.






