Drejtori i përgjithshëm i burgjeve Adriatik Kupi ka firmosur lëvizje në burgje pas dhjetëra kontrolleve në qeli, mëson newspower.al.
Nga burime jozyrtare bëhet me dije se është emëruar drejtor në burgun e Reçit Klodjan Myrto, kurse paraardhësi i tij Algert Çekrezi ka dhënë dorëheqjen dhe është kthyer në Policinë e Shtetit.
Në burgun Jordan Misja ka dhënë dorëheqjen drejtori i 313 dhe është komanduar Arjan Bozhaj.
Në burgun e Rrogozhinës ka qenë i pezulluar Bilal Hasa dhe është komanduar Alban Zeqaj.






