Ballina Kronike Benet Beci vijon “show-n” në facebook, sfidon GJKKO-në! Shtyhet serish seanca për...

Benet Beci vijon “show-n” në facebook, sfidon GJKKO-në! Shtyhet serish seanca për kryebashkiakun e Shkodrës.

Shtyhet për të disatën herë seanca në themel në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tenderë”.

Shkak u bë mungesa e prokurorit Dritan Prençi, i cili ndodhet në një gjykim tjetër në Apelin e Posaçëm. Mungoi në këtë seancë edhe i pandehuri Benet Beci si dhe avokati i tij Ervin Metalla.

Ky i fundit depozitoi në sekretarinë e gjykatës një raport mjekësor për 21 ditë. Togat e zeza shtynë seancën në datën 9 qershor, ora 12:30. Kujtojmë që janë disa seanca që Beci mungon ndersa zgjedh që ta sfidojë GJKKO me dalje publike, sikur po merret me investime në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks