Ballina Kronike U plagos nga shoku me armë zjarri në kokë, ndërron jetë në...

U plagos nga shoku me armë zjarri në kokë, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

Ambulanca naten

17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital pas disa ditësh në gjendje kritike.

I riu ishte transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, pasi u plagos në banesën e 19-vjeçarit Rigels Sylaj, në zonën e Kthesës së Kamzës.

Ngjarja ndodhi teksa 19-vjeçari dyshohet se po u tregonte një armë zjarri pa leje shokëve të tij, kur arma është shkrepur duke plagosur në kokë 17-vjeçarin.

Fillimisht, të rinjtë kishin deklaruar se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur të plagosur në oborr, por më pas kanë pranuar se incidenti kishte ndodhur brenda banesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks