Ballina Aktualitet Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, Salla: 5 mijë kërkesa deri...

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, Salla: 5 mijë kërkesa deri tani! Kemi nisur punën në 26 bashki për shoqëritë bujqësore

Sot hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2026, e cila parashikon një fond prej 5.2 miliardë lekësh që përkthehen në 12 masa dhe investime. Në konferencën për shtyp, ministri Andis Salla tha se deri më tani ka rreth 5 mijë aplikime, të cilat kryhen përmes platformës e-Albania.

Prononcimi i plote:

Sot dua të ndaj me ju një mesazh për të ardhmen e bujqësisë shqiptare, e cila lidhet me SHBB-të që ne po krijojmë në territorin e Shqipërisë, së bashku me fermerët, por edhe me bashkitë e vendit.

Ky është një potencial që po kthehet në zhvillim të qëndrueshëm për fermerët, të cilët po organizohen, po bashkëpunojnë dhe po hyjnë në një treg akoma më të fortë.

Pikërisht për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural jo vetëm po vazhdon këtë proces me fermerët, por po e zhvillon atë edhe me bashkitë, me të gjithë potencialin që ato kanë në territor, si edhe me fermerë të cilët janë organizuar në mënyra të ndryshme, nëpërmjet bashkimit të tyre në mënyrë private, por edhe nëpërmjet organizatave të ndryshme që janë në territor.

Jemi duke punuar me 26 bashkitë e para, të cilat janë modele bashkëpunimi, ku përfshihen rreth 334 fermerët e parë që janë bashkuar nëpërmjet bashkive. Ndërkohë, po punojnë për të aktivizuar dhe për të punuar akoma më tepër me bashkitë e tjera që janë në territor, ku ato bashki kanë potencial për t’u zhvilluar në sektorin bujqësor.

Së bashku me numrin total që jemi duke punuar, janë 58 SHBB të përbashkëta, ku në mënyrë private, por edhe në atë çfarë jemi duke punuar me bashkitë, janë në total 84 të tjera.

Pra, pjesa që ne kemi nëpërmjet SHBB-ve, 26 modelet e para në mënyrën e bashkëpunimit që po kryejmë me bashkitë, tashmë janë edhe 58 të tjera, të cilat janë në mënyrë private, që aktualisht dhe ndërkohë në vitet në vazhdim kanë bashkëpunuar, dhe në total janë 84 SHBB ose modele bashkëpunimi private dhe shtetërore në të gjithë vendin.

Këto modele përfshijnë sektorë të ndryshëm dhe zona të ndryshme në territorin e Shqipërisë, ku dua të përmend fruta-perimet në Dibër, Fier, Divjakë, Lezhë dhe Cërrik; ullirin dhe vajin e ullirit në Berat, Elbasan, Lushnjë dhe Vlorë; bimët medicinale dhe aromatike në Malësinë e Madhe dhe në Belsh; qepën dhe farat në Shkodër; pataten në Kukës; drithërat në Durrës dhe arrën në Kolonjë.

Pra, janë në proces të krijimit të SHBB-ve edhe në Shijak, Patos, Lezhë dhe Shkodër, me modele të tjera që tregojnë potencialin konkret të bashkëpunimit bujqësor.

Përse është i rëndësishëm ky model që ne po krijojmë në raport me këtë mundësi bashkëpunimi të fermerëve, por edhe ndaj bashkive, në mënyrë që ne t’i bëjmë së bashku të gjithë komponentët e krijuar?

Kur fermeri prodhon dhe shet i vetëm, shpesh përballet me kosto më të larta, çmime më të ulëta, mungesë magazinimi, mungesë përpunimi, mungesë paketimi dhe vështirësi për të hyrë në tregje më të mëdha.

Prandaj, ne duke pasur parasysh të gjithë këta komponentë dhe duke pasur një kosto të përafruar, si edhe një mundësi që deri në 25% të prodhimit të tyre të humbasë, qoftë gjatë prodhimit në kosto, por edhe pas vjeljes, dua të them që kjo mënyrë bashkëpunimi arrin që deri në 25% apo 25 deri në 30% të kemi një kosto më të ulët ose një mundësi përfitimi më të madh nëpërmjet bashkëpunimit të shoqërive bujqësore.

Kjo është arsyeja pse bashkëpunimi ynë është i nevojshëm për një zhvillim të bujqësisë më moderne dhe bashkëpunuese.

Këtu futet edhe Bashkimi Europian, ku në të gjitha mundësitë që janë modele që ne i kemi marrë nga Bashkimi Europian, janë mundësi me potencial më të madh për t’u zhvilluar dhe për të pasur akses, qoftë edhe në përfitimet që ne i kemi përafruar tashmë nëpërmjet skemave kombëtare, por edhe ndaj fondeve të cilat Bashkimi Europian ka akorduar për SHBB të caktuara.

Ne sot, nëse një individ apo një fermer i vetëm aplikon, ka një procedurë akoma më të zgjeruar, mund të themi.

Ndërsa në bashkëpunimet e shoqërive bujqësore kemi akses dhe mundësi që potenciali të jetë më i madh, por edhe mbulimi ndaj Skemës Kombëtare, të cilën ne e kemi vënë në dispozicion, është 100% i mbulimit të masës që ne kemi vendosur.

Pra, nëse një nga SHBB-të që ne po krijojmë, por edhe ato private që janë 58, krijojnë një akses apo një mundësi ure komunikimi midis Ministrisë së Bujqësisë, pra skemave që ne kemi vënë në dispozicion, do të ketë përgjigje në masën 100% të mbulimit të të gjithë këtyre produkteve apo mundësive të investimit.

Për Shqipërinë, forcimi i SHBB-ve është gjithashtu pjesë e përgatitjes së sektorit bujqësor drejt Bashkimit Europian.

Pra, për ne është e rëndësishme që fermeri sot të krijojë dhe të përgatitet ndaj këtij sektori, ndaj duhet që ne t’i mbështesim me të gjitha mundësitë dhe potencialet që po krijojmë nëpërmjet bashkive, ku duhet të investojnë në magazinim, në përpunim, në paketim, në certifikim dhe standardizim, si edhe të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme me përpunuesit, tregtarët dhe eksportuesit.

Përmes SHBB-ve, fermerët mund të sigurojnë cilësinë e produktit, të magazinojnë dhe të përpunojnë produktet, të negociojnë më mirë me tregun dhe të krijojnë më shumë vlerë në territorin ku jetojnë dhe punojnë.

Bashkia ruan një rol të rëndësishëm në këtë proces, ku ligji për qeverisjen vendore u jep bashkive funksione të qarta mbi bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke përfshirë administrimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjen e tokës bujqësore.

Prandaj, bashkëpunimi nëpërmjet bashkive, fermerëve dhe Ministrisë është thelbësor. Ministria sjell orientimin politik, mbështetjen teknike dhe lidhjen me skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit. Bashkitë sjellin njohjen e territorit, kontaktin e drejtpërdrejtë me fermerët dhe mundësinë për të mbështetur modele konkrete në territorin që ato kanë. Fermerët sjellin punën, përvojën, produktin dhe vullnetin për të ndërtuar një bujqësi më të fortë.

Prandaj ky model funksionon.

Synimi ynë është që modelet e bashkëpunimit bujqësor të shtrihen më tej edhe në bashkitë ku ka potencial prodhimi, përpunimi dhe tregtimi, dhe ne do të vijojmë të mbështesim fermerët që bashkohen me bashkitë dhe angazhohen për modelet që ne po krijojmë.

Sikurse edhe me fermerët që janë në këtë potencial dhe duan të jenë pjesë e kësaj mundësie që ne po krijojmë, dua që nga sot t’u bëj një thirrje që të krijojnë mundësinë të aplikojnë, të bashkëpunojnë me bashkitë dhe të jenë pjesë e kësaj mbështetjeje që ne po krijojmë: një model të ri për të shkuar drejt jo vetëm Bashkimit Europian, por edhe modeleve më të mira ndaj tregut dhe uljes së kostove nga 25 deri në 30%.

Shumë faleminderit!

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks