Ballina Aktualitet Parkoi gabim dhe përdori tabelën policore pa autorizim, nis procedimi disiplinor ndaj...

Parkoi gabim dhe përdori tabelën policore pa autorizim, nis procedimi disiplinor ndaj efektivit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari reagoi sot lidhur me një rast parkimi të gabuar dhe përdorimi të paautorizuar të tabelës policore.

Lamallari bëri me dije se pas marrjes së ankesës, rasti është verifikuar dhe është konstatuar shkelja. Ndaj punonjësit është vendosur sanksioni përkatës, ndërsa ka nisur edhe procedimi disiplinor.

“Të gjithë të barabartë para ligjit!”, shkruan Lamallari, duke paraqitur edhe hapat e ndjekur pas raportimit të rastit.

Sipas ministrit, fillimisht është administruar ankesa për parkim të gabuar dhe përdorim të paautorizuar të tabelës policore. Pas verifikimit dhe konstatimit të shkeljes, është marrë masa përkatëse dhe është nisur procedimi disiplinor.

“Faleminderit për raportimin dhe sa më shumë të tilla deri sa të bëhet mësim për këdo!”, përfundon reagimin e tij Lamallari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks