Ballina Kronike E RËNDË NË TIRANË! Përplasja me motor i merr jetën babait të...

E RËNDË NË TIRANË! Përplasja me motor i merr jetën babait të ministres Adea Pirdeni, drejtuesi bie në pranga

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë.

Viktima është Luan Pirdeni, babai i ministres Adea Pirdeni.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.

87-vjeçari po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një motomjet që drejtohej nga shtetasi Sejdi Milla, 31 vjeç.

I moshuari u transportua fillimisht në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i motomjetit është arrestuar nga specialistët e qarkullimit rrugor, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks