Ballina Politike PD Shkodër vijon proçesin e riorganizimit/ Kreu i PD Çylybyli nga Bardhaj:...

PD Shkodër vijon proçesin e riorganizimit/ Kreu i PD Çylybyli nga Bardhaj: Gati për zgjedhjet e ardhshme!

PD Shkoder vijon procesin e riorganizimit ne te gjitha njesite. Kreu i PD Ardit Çylybyli zhvilloi takimin e radhes ne Rrethina, ku u zgjodhen edhe strukturat e reja drejtuese.

Statusi i plote:

Takimi përmbyllës i ditës së sotme u zhvillua në Njësinë Administrative Rrethina, ku së bashku me sekretarin politik z. Besnik Kastrati dhe z. Tonin Dedaj zhvilluam një bisedë konstruktive me anëtarët dhe strukturat e lagjes Bardhaj.

Bardhaj është një zonë që ka dhënë shumë për Partinë Demokratike, duke qëndruar pranë saj edhe në momentet më të vështira dhe duke folur gjithmonë përmes rezultateve në çdo palë zgjedhje.

Fokusi i këtij takimi ishte riorganizimi dhe forcimi i mëtejshëm i partisë. Për katër vitet e ardhshme, drejtimin e kësaj zone do ta marrë z. Agron Fangaj, një djalë shumë punëtor, model dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm personal në shërbim të komunitetit ku jeton.

Kam bindjen e plotë se, me mbështetjen që mori nga të gjithë, do të arrijmë rezultate shumë të mira në zgjedhjet e ardhshme. 🤝✌️

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks