Ballina Kronike Policia zbardh detajet: I riu humbi jetën pas rënies nga pallati në...

Policia zbardh detajet: I riu humbi jetën pas rënies nga pallati në Shkodër. 30-vjeçari ende i paidentifikuar!

Screenshot

Policia e Shtetit ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen tragjike të regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një person humbi jetën pasi dyshohet se u hodh nga një pallat.

Sipas deklaratës së policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në lagjen “Vojo Kushi”, ndërsa viktima mbetet ende i paidentifikuar.

Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shtetas rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

📌 Në deklaratën zyrtare, Policia e Shtetit njofton:

“Shkodër/Sot, rreth orës 07:00, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks