Ballina Aktualitet U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja cila ishte menuja e...

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja cila ishte menuja e drekës së konsumuar nga studentët e Akademisë së Sigurisë

56 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit. Menjëherë pasi kanë ngrënë drekën, studentët janë ndjerë keq, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi i konsumuar gjatë vaktit të drekës. Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, “Sori-AL, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët.
Menuja për drekën e konsumuar, vakti gjatë të cilit dyshohet se është bërë edhe helmimi, është:

-SALLATE PERIME TE ZIERA
-GJELLE PATATE/ TAVE ME PRESH
-MAKARONA /PILAF
-MISH
-BISKOTE
-BANANE
-BUKE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks