Komisariati nr. 1 arrestoi 2 persona dhe shpalli 1 në kërkim për skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë. Burime bëjmë me dije se në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët dhe shpalli në kërkim administatoren, Alma Tafani. Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rëndë me të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume dhe janë kthyer. Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët. Newspower.al mëson se bëhet fjalë për kompaninë Sori-al, me administratore Alma Tafanin, e cila është shpallur nê kërkim. Ndërkohë, institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Policia bên me dije se janë arreatuar kuzhinieri dhe teknologu i kompanisë.






