Qarku Shkodër
Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan ndaluan shtetasin amerikan H. M., 45 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Liria”, Shkodër, rezultoi se ushtronte aktivitet me punonjës të pasiguruar në organet tatimore dhe pa lëshuar kuponë tatimor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. Ç., banues në fshatin Bërdicë e Mesme, pasi ka kallëzuar shtetasi R. M., 63 vjeç, banues në fshatin Bërdicë e Mesme, Shkodër, se më datë 03.05.2026, ai i ka vjedhur 2 pompa uji, që shërbejnë për vaditje, në tokën e tij;
-M. P., banues në Shkodër, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore që dyshohet se është prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






